Superliga pa shumë ndryshime, Tirana për titull, Kukësi dhe Partizani vijojnë të kenë probleme
Edhe pse pas gati 3 muajsh ndërprerje, rifillimi i kampionatit shqiptar nuk prodhoi asgjë të re. Skuadrat me sa duket e nisën aty ku e lanë duke na dhënë të njëjtën tablo.
Tirana konfirmohet edhe një herë si pretendetja kryesore për titullin kampion. Bardhëbultë nuk toleruan aspak përballë Bylisit duke shënuar fitoren e 12 në 13 ndeshjet e fundit në kampionat. Një ecuri fantastike kjo e kryeqytetasve.
Që nga 13 dhjetori bardhe blutë nuk njohin humbje, ndërsa vetëm Skënderbeu ka arritur t’u marrë pikë me një barazim në Tiranë.
Ndërkohë që Kukësi i vendit të dytë e rinisi kampionatin jo me hapin e duhur. Verilindorët arritën një fitore vetëm në sekondat e fundit përballë luftëtarit duke rrezikuar shumë të linin 2 pikë mjaft të rëndësishme.
Kjo ishte fitorja e parë për ta pas pesë ndeshjesh, por vetëm një shkëndijë nuk mjafton për të arritur deri tek titulli kampion pasi diferenca me Tiranën është 9 pikë.
Ndërkohë që Partizani vijon të lundrojë në ujëra të turbullta.
Për kampionët në fuqi humbja përballë Skënderbeut ishte e katërta radhazi në Superligë ndërkohë që fitorja në kampin e kuq mungon që prej 22 shkurtit.
I ringjallur duket Skënderbeu që tani e sheh vetën në vendin tretë të renditjes e suksesi përballë partizanit ishte i pesti radhazi për ta. Megjithatë korçaret nuk mund të marrin pjesë në kupat e Evropës pasi janë pezulluar nga UEFA.
Megjithatë duhet pare edhe vazhdimësia e kampionatit pasi ngarkesa fizike te futbolliste do shtohet dhe do këtë shumë rëndësi mënyrë se si menaxhohet situata dhe për këtë do duhet edhe pak fat.
Rezultatet e ndeshjeve:
Partizani (1-2) Skënderbeu
Bylis (1-3) Tirana
Flamurtari (1-3) Vllaznia
Kukësi (2-1) Luftëtari
Laçi (1-1) Teuta
Klasifikimi:
1) Tirana 56 pikë
2) Kukësi 47 pikë
3) Skënderbeu 44 pikë
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut