Biden takim me udhëheqësit e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësimin në NATO

17 Maj 2022 | 18:49

Presidenti Joe Biden do të presë nesër në Shtëpinë e Bardhë liderët e Suedisë dhe Finlandës për të diskutuar aplikimet e tyre për anëtarësimin në NATO, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti i SHBA, kryeministrja suedeze Magdalena Andersson dhe presidenti i Finlandës Sauli Niinist do të diskutojnë për “sigurinë europiane, si dhe forcimin e partneriteteve të ngushta në një sërë çështjesh globale dhe mbështetjen për Ukrainën”, njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, raporton news.sky.

Ditën e sotme parlamenti i Finlandës ka miratuar kërkesën për anëtarësimin në NATO.

Suedia nënshkroi të martën kërkesën zyrtare për t’u bashkuar me NATO-n, një ditë pasi njoftoi se do të kërkonte anëtarësimin në aleancën ushtarake prej 30 anëtarësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani

Tensione të larta dhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve shoqëruan konferencën e partisë së ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD), ku mijëra demonstrues u...
21:43 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift

Kanë kaluar 45 ditë nga zhdukja e Yu Ting në zonën e Artemidës, pranë Athinës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet pa një rezultat konkret. Gjatë kësaj...
18:26 | 04/07/2026