Trump pranon që hyri në bunker, por vetëm për ta inspektuar
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pranuar në një intervistë për Fox News Radio se ka hyrë në bunker ditën e premte.
Por Trump tha se kishte shkuar vetëm për ta inspektuar, në formë vizite, jo për t’u fshehur nga protestuesit të cilët demonstruan të zemëruar për vdekjen e George Floyd nga arrestimi i dhunshëm i policisë.
“Janë lajme të rreme. Nuk shkova të premten në darkë. Shkova gjatë ditës, dhe vetëm për një kohë të shkurtër. Për inspektim. Gjatë ditës nuk kishte probleme”, tha presidenti amerikan.
Ai i kundërshtoi raportime se kishte shkuar për t’u strehuar nga dhuna e mundshme e protestës.
“Më thanë që mund të shkoja e t’i hidhja një sy, sepse një ditë mund të më duhej ta përdorja”, tha Trump.
New York Times ishte e para që raportoi se presidenti Trump ishte dërguar te bunkeri nga forcat speciale, vendi që njihet edhe si “Qendra Operacionale e Presidentit për Emergjenca”.
Trump shtoi se situata nga turma e protestuesve nuk kishte qenë aspak e rrezikshme për të, dhe se përveç Shërbimit Sekret, presidenti ka te Shtëpia e Bardhë edhe agjenci të tjera mbrojtjeje, që nga policia e Uashington DC.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta