Turqia frenon vrullin e Suedisë dhe Finlandës në NATO: Nuk mund t’i pranojmë
Suedia dhe Finlanda dorëzuan zyrtarisht aplikimet për të hyrë në NATO, por brenda pak orësh Turqia bllokoi lëvizjen për përshpejtimin e kërkesës së dy vendeve nordike.
Ankaraja akuzon Suedinë dhe Finlandën se strehojnë anëtarë të grupeve militante kurdë që i konsideron terroriste.
Më herët, vetë presidenti Recep Tayyip Erdogan shprehu shqetësimin para deputetëve të tij.
“Zgjerimi i NATO-s është domethënës për ne, për sa kohë kandidatët respektojnë shqetësimet tona. Është e papajtueshme që nga njëra anë t’u japësh mbështetje organizatave terroriste dhe pastaj të kërkosh mbështetjen tonë për në NATO”, tha presidenti turk.
Në NATO, ministri i Jashtëm turk ia shprehu shqetësimin sekretarit amerikan të Shtetit.
“Turqia e ka mbështetur politikën e dyerve të hapura të NATO-s edhe para kësaj lufte. Por sa i takon kandidatëve të rinj, ju e dini që edhe ne kemi shqetësimet tona legjitime për sigurinë, pasi ato kanë mbështetur organizata terroriste”, u shpreh Mevlüt Çavuşoğlu, ministër i Jashtëm i Turqisë.
Nga ana e tij, kryediplomati i Uashingtonit zgjodhi të riafirmonte rëndësinë e Turqisë si aleate në NATO.
“Turqia, sikurse të gjithë aleatët tanë ka qenë e vendosur në mbështetjen e Ukrainës. Ne duam që kjo luftë të përfundojë. I jam mirënjohës Turqisë për solidaritetin që ka treguar në këtë drejtim”, tha Antony Blinken, sekretari amerikan i Shtetit.
Blinken është ngarkuar me detyrën për ta bindur Turqinë. Zgjerimi i NATO-s duhet të aprovohet nga 30 vendet anëtare, proces që mund të zgjasë një vit. Deri atëherë, Suedia dhe Finlanda, në kufi me Rusinë, do vazhdojnë të ndihen të cenuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane