Detaje nga vrasja e 48-vjeçarit, autorët përdorën mjet me targa të vjedhura
Ekzekutimi i Arben Mërkurit mbrëmjen e së mërkurës në Sukth është bërë nga dy persona.
Sipas policisë, pranë shtëpisë së 48-vjeçarit është ndaluar një automjet me targa të vjedhura.
Pasagjeri ka qëlluar me breshëri duke i shkaktuar plagë të rënda, të cilat i morën jetën.
Automjeti i përdorur nga autorët ka lëvizur nga drejtimi i Manzës në drejtim të superstradës Tiranë-Durrës duke e pasur më të lehtë largimin nga vendngjarja pa asnjë gjurmë.
Zona ku ka ndodhur vrasja është me ndriçim të kufizuar, çka e ka vështirësuar punën e grupit hetimor për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Mërkuri njihet në zonë si kontingjent i krimit dhe ngjarja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh.
Viktima kishte pseudonimin Maneci. Burime bëjnë me dije se 48-vjeçari kishte precedentë penalë për krime kundër personit, vrasje ne pagesë, por nuk ka gjë të dokumentuar.
Dyshohet gjithashtu se mund të ketë marrë pjesë në dhunimin e biznesmenit libanez Fadi Mitri.
Deri tani policia ka shoqëruar dhjetëra persona lidhur me ngjarjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta