ILD: Politikanët të drejtohen te institucionet për denoncimet për gjyqtarët
Artur Metani kërkoi nga politika që denoncimet për magjistratët të bëhen në institucionet zyrtare dhe jo me deklarata në media.
Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë e bëri këtë deklaratë në komisionin e ligjeve, ku raportoi për punën e bërë gjatë një viti.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani kërkon nga politika që denoncimet për prokurorët dhe gjyqtarët të mos bëhen në media por në institucionet zyrtare.
“Denoncimet sidomos nga institucionet politike dhe publike të mos bëhen në media po të vijnë sipas sistemit që ne kemi ngritur. Të vijnë te inspektori i lartë i drejtësisë apo në cdo institucion tjetër që ata mendojnë. Po të respektohet sistemi që ne kemi ngritur dhe kjo jo për të respektuar as institucionin, por për të respektuar një standard që efektin do e japi jo nesër por do e japi pas 10 vitesh”, u shpreh Artur Metani.
Gjatë raportimit në komisionin e ligjeve për raportin vjetor, Artur Metani tha se gjatë 2021-it janë hetuar 28 magjistratë për shkelje dhe 3 anëtarë të këshillit të lartë të prokurorisë për shkak të një letre të ardhur nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta