Londër, kthim i ngadaltë në normalitet; qytetarët, frikë për ekonominë

5 Qershor 2020 | 14:49

Londinezët që gradualisht po rikthehen në vendet e punës, teksa bllokada e coronavirusit vijon të lehtësohet, e kanë gjetur qytetin e tyre të ndryshuar.

Shumë nga rrugët e kryeqytetit britanik janë të vijëzuara me qese me rërë dhe barriera plastike, që reduktojnë gjerësinë e tyre dhe zgjerojnë mundësinë e mbajtjes së distancimit social në trotuare.

Me vaksinën e COVID-19 që nuk është ende në dispozicion, nuk është ende e qartë se sa gjatë rregullat aktuale për distancimin social do të jenë në fuqi.

Qeveria njoftoi se mbulimi i fytyrës do të jetë i detyrueshëm për pasagjerët e autobusëve, trenëve, avionëve  dhe trageteve që veprojnë në Angli duke filluar nga 15 qershori.

Ndërkohë, trafiku rrugor është kthyer në treçerekun e nivelit që ishte përpara se të vendosej bllokada, ndërsa trenat dhe autobusët mbulojnë përkatësisht 10 dhe 20 për qind të kapaciteteve. Megjithatë, përdorimi i tyre pritet të rritet pasi do të rritet edhe numri i personave që shkojnë në punë në javët e ardhshme.

Si shumë vende, edhe ekonomia e Britanisë është dëmtuar rëndë nga epidemia. Besimi i konsumatorëve në muajin maj ra në nivelin më të ulët që nga kriza financiare e një dekade më parë, me njerëzit që janë të shqetësuar për rritjen e papunësisë dhe rënien e çmimeve të shtëpive për shkak të koronavirusit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026