Rreth 2 mijë ushtarë ukrainas janë dorëzuar në Azovstal, sipas ministrit rus

20 Maj 2022 | 18:27

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu u shpreh se rreth 2 mijë ushtarë ukrainas janë dorëzuar në uzinën Azovstal në Mariupol.

Në një deklaratë për median shtetërore ruse, ai tha se ushtarët ukrainas kanë dorëzuar armët, teksa shtoi se 177 civilë ishin evakuuar, shkruan CNN.

“Bllokimi i uzinës Azovstal vazhdon. Deri më tani, 1,908 persona kanë dorëzuar armët”, deklaroi ministri Shoigu.

Azovstal ishte qendra e fundit e rezistencës ukrainase në Mariupolin e bombarduar nga forcat ruse.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski deklaroi se rajoni i Donbasit është tërësisht i shkatërruar dhe akuzoi Rusinë për bombardimin pa kriter të saj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, është nisur drejt Moskës, ku pritet të zhvillojë një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, më vonë gjatë së premtes....
15:30 | 26/06/2026

Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë

Politikanët në Barcelonë kanë rënë dakord për të rritur ndjeshëm taksën turistike për pasagjerët e anijeve turistike, në një përpjekje për të frenuar turizmin e...
15:16 | 26/06/2026

Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten

Me gjithë sanksionet e rënda ekonomike për vite e vite me radhë, iranianët ia kanë dalë ta sigurojnë kafshatën e gojës. Deri tani. Rritja e...
14:51 | 26/06/2026