Konsensusi mes palëve, reagon Rama: Shqipëria s’ka më pikëpyetje për negociatat
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar pas marrëveshjes që palët arritën për reformën zgjedhore, konkretisht për administrimin zgjedhor dhe për identifikimin biometrik të votuesve. Me një shënim në “Twitter”, shefi i qeverisë shprehet se pas tre vitesh e tre netësh ngujimi, opozita më në fund solli fjalën e fundit.
Shefi i qeverisë shqiptare thekson se rëndësi ka që opozita e bashkuar do të hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë. Hapi i sotëm dhe konsensusi i treguar mes palëve tha kryeministri ka eliminuar pikëpyetjet në prag të nisjes zyrtare të negociatave me Bashkimin Europian.
“Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim “Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata.
Rëndësi ka që:LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë. ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve. BE është e kënaqur, Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatve. Ah po, mbaroi edhe revolucioni”, shkruan Rama.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni