Ukraina: Nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje që i fal territor Rusisë
Ukraina ka hedhur poshtë mundësinë e një armëpushimi me Rusinë dhe nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Moskën që përfshin lëshimin e territoreve.
Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak tha se lëshimi i territoreve do të ishte një hap mbrapa për Ukrainën, sepse Rusia do të godiste më fort pas çdo ndërprerjeje në luftime.
“Lufta nuk do të ndalet, pas ndonjë lëshimi të territoreve. Thjesht do të ndalet për ca kohë. Më pas, ata do të fillojnë një ofensivë të re, edhe më të përgjakshme dhe në shkallë të gjerë,” tha Podolyak për agjencinë e lajmeve Reuters.
Pak ditë më parë, Rusia shpalli fitoren në qytetin jugor të Mariupolit pasi ushtarët në fabrikën e Azovstal dorëzuan armët.
Ndërsa, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski akuzoi Rusinë se e ka kthyer në ferr Donbasin dhe rajonet e tjera në lindje të Ukrainës, si pasojë e bombardimeve.
LEXONI GJITHASHTU
Studimi, gjithnjë e më shumë të rinj konsumojnë kokainë
Parisi po kërkon rezerva për kube akulli për t’u përballur me goditjen nga nxehtësia
Rusia mohon se mund të ketë kërkuar ndihmë lufte nga Bjellorusia
- 14:32 Studimi, gjithnjë e më shumë të rinj konsumojnë kokainë
- 14:30 Parisi po kërkon rezerva për kube akulli për t’u përballur me goditjen nga nxehtësia
- 14:26 Rusia mohon se mund të ketë kërkuar ndihmë lufte nga Bjellorusia
- 14:25 Parisi ndalon konsumin dhe shitjen e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje
- 14:23 Presidenti i Ekuadorit shpall të premten ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë
- 14:21 “Fake news” pushtojnë Kupën e Botës: Më shumë lajme, foto dhe video të rreme se kurrë më parë