Ukraina dhe Polonia vendosin kontroll të përbashkët në pikën kufitare doganore

23 Maj 2022 | 08:14

Ukraina dhe Polonia ranë dakord të dielën për të vendosur një kontroll të përbashkët në pikën kufitare doganore.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe ai polak Andrzej Duda u dakordësuan për të punuar në një kompani të përbashkët hekurudhore për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve dhe për të rritur potencialin eksportues të Ukrainës, raporton Associated Press.

Zelenski tha se kontrolli i përbashkët doganor mund të ndihmojë në lehtësimin e vendit në BE.

“Është gjithashtu fillimi i integrimit tonë në hapësirën e përbashkët doganore të Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.

Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksander Kubrakov tha se dy fqinjët po punojnë për lehtësimin e transportit të mallrave të Ukrainës në Bashkimin Europian.

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka bërë që çmimet globale të rriten.

25 milionë ton drithëra janë bllokuar në Ukrainë, dikur eksportonte shumicën e mallrave të saj përmes porteve detare, por që nga pushtimi i Rusisë, ajo është detyruar t’i eksportojë përmes porteve të saj të vogla të lumit Danub.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia mohon se mund të ketë kërkuar ndihmë lufte nga Bjellorusia

Rusia ka raportuar se ka rrëzuar 660 dronë gjatë natës, ndërsa Ukraina vazhdon një sulm ajror që po e tendos mbrojtjen ajrore dhe infrastrukturën energjetike...
14:26 | 26/06/2026

Parisi ndalon konsumin dhe shitjen e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje

Autoritetet franceze kanë njoftuar ndalimin e konsumit dhe shitjes së alkoolit në publik në Paris, në një përpjekje për të lehtësuar presionin mbi spitalet e...
14:25 | 26/06/2026

Lavrov kundërshton Rubion: Putini dhe Trumpi arritën një mirëkuptim në Alaska për paqen në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov bëri thirrje të premten për “sqarim” të rolit të SHBA-së në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë....
14:19 | 26/06/2026