Të ndjesh oqeanin në qytet, krijohet dallga e animuar
Për shkak të pandemisë deri më sot ka qenë thuajse e pamundur të lëvizje dhe të shijoje detin gjatë pranverës.
Por në Korenë e Jugut në Seul ju mund të ndjeni afër dallgët e oqeanit. Pa frikë, nuk bëhet fjalë për ndonjë përmbytje por për një animacion unik të valës e krijuar përmes teknologjisë më të lartë .
Projekti mediatik i quajtur ‘Public Media Art-‘ shfaq dallgën në një ekran gjigand e të duket sikur ajo vjen drejt teje. Ekrani ku është vendosur ky animacion është 1626 metra katror gati sa katër fusha basketbolli.
“Duket kaq e vërtetë sikur uji do të bjerë mbi ty, është shumë e bukur” shprehet një nga kalimtarët.
Kompania e projektimit e Koresë së Jugut, d’strict, thotë se projekti mediatik është iluzion më i madh anamorfik i cili shfrytëzon këndet dhe prespektivën për të të “gënjyer” mendjen.
“Unë mendoj se është shumë domethënëse që kemi sjellë një pjesë të natyrës në mes të qytetit, veçanërisht gjatë kësaj kohe kur është e vështirë të lëvizësh ose të udhëtosh,” u shpreh drejtuesi i ekipit.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta