Kurti konsideron heqjen e reciprocitetit nga Hoti si mohim të pavarësisë

6 Qershor 2020 | 12:46

Ish-kryeministri Albin Kurti e konsideron heqjen e reciprocitetit nga qeveria e re e Avdullah Hotit mohim të pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi të shkruar në anglisht në Twitter, Kurti këmbëngul se Kosova nuk ka qenë kurrë pengesë për bisedimet me Serbinë.

“Kosova nuk ka qenë kurrë pengesë për dialogun dhe kjo u provua me heqjen e tarifës 100 për qind për mallrat serbe. Reciprocitet do të thotë barazi. Mohimi i tij do të thotë mohim i deklaratës së pavarësisë si shtet sovran të cilin asnjë lider në Kosovë nuk e ka të drejtë ta bëjë,” – ka komentuar Kurti.

Komenti i ish-kryeministrit të Vetëvendosjes vjen pak orë pasi qeveria Hoti vendosi, në një mbledhje të zhvilluar të shtunën, të hiqte politikën e reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare me Serbinë.

Ishte Hoti, ai i cili e konsideroi “pengesë për dialogun” reciprocitetin teksa pas vendimit me një postim në Facebook, Kurti e konsideroi qeverinë e LDK-së si “qeveria e paligjshme” që “punon për prioritetet e Serbisë”.

 

Lexoni gjithashtu:

Qeveria Hoti shfuqizon vendimin për reciprocitet ndaj Serbisë, reagon Kurti

Albin Kurti merr 6 vendime kyçe, aplikon masën e radhës kundër Serbisë

BE dënon veprimet e Albin Kurtit për masat e reciprocitetit kundër Serbisë

Kurti: Nëse Serbia shton barrierat, ne do të kundërpërgjigjemi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026