Asnjë i infektuar me COVID-19 te Tirana, synohet vazhdimësia, Partizani-Kukësi sfida më delikate
Java e 28-të e Superligës do të zhvillohet e gjitha pasditen e së dielës ora 17:00.
Tirana kryesuese udhëtoi drejt Gjirokastrës për ndeshjen me Luftëtarin, pavarësisht se i ishte kërkuar të qëndronte në karantinë deri në dalje të rezultateve të analizave për COVID-19.
Që atje bardheblutë mësuan rezultatin e testeve, rezultat që ishte negativ dhe tejet lehtësues për vazhdimësinë.
Skuadra e trajnerit Emanuel Egbo kërkon fitoren e 13 në 14 ndeshjet e fundit.
Për këtë Egbo ka kërkuar përqendrim maksimal, duke kujtuar se Luftëtari u ka hapur punë ekipeve pretendente.
“Lojtarët janë të motivuar. Nuk shohim pozitën ku ndodhet Luftëtari. Mjafton që të shohim ndeshjen që patën me Kukësin të mërkurën, ku treguan se dinë të luajnë, janë djem të rinj që duan të tregojnë vlerat e tyre. Është ekip që duhet vlerësuar. Shpresojmë që artë që treguan në Ballsh ta tregojmë deri në fund të kampionatit,” – u shpreh trajneri që ka kthyer totalisht skuadrën bardheblu.
Për Egbo është diçka pozitive që skuadra ka bërë tamponët pas sfidës me Bylisin.
“Mendoj se është mirë për ne nga ana personale. E kemi kërkuar gjatë gjithë kohës, pasi duhet ta bënin të gjitha ekipet dhe të qëndronim të qetë e të vazhdonte kampionati,” – u shpreh 46-vjeçari, ish-portier jo vetëm i Tiranës, por dikur edhe i Bylisit.
Rezultatet e testimeve konfirmuan se ansjë pjesëtar i klubit të Tiranës nuk rezulton i prekur me COVID-19.
Nga java e 28-të e kampionatit mjaft interesante do të jetë dhe përballja mes Partizanit dhe Kukësit, që do të luhet në “Selman Stërmasi“.
Verilindorët kanë marrë 7 pikë në 3 përballjet e para me demat në këtë sezon, por kampionët në fuqi po kalojnë një moment të vështirë, pasi kanë pësuar 4 humbje radhazi në kampionat.
Në përballjet e tjera, Flamurtari pret Skënderbeun në Vlorë, Laçi ndeshet me Vllazninë, ndërsa Bylisi mat forcat me Teutën në “Adush Muça“.
Kampionati kryesohet nga Tirana me 56 pikë dhe e pathyer që prej 7 dhjetorit. Pas vijnë Kukësi (47 pikë), Skënderbeu (44 pikë) dhe Laçi (42 pikë).
Lexoni gjithashtu:
Vllaznia mbetet pa trajner, Mirsad Jonuz largohet pas vonesave me pagat
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta