Ministrja Kumbaro: Për turistë cilësorë na duhen standarde, aeroporte, hoteleri
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro tha në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania se me gjithë numrin e madh të turistëve që vizitojnë Shqipërinë, vendi ka mungesa të kapaciteteve akomoduese.
Sipas Kumbaros vendi ka nevojë për standarde duke nisur që nga rrugët, aeroportet, hotelet nëse do që të ketë turistë cilësorë që shpenzojnë në vendin tonë.
“Nëse duam turistë cilësorë, ai kërkon rrugë, aeroporte. Këto janë kërkesa të një kategorie të caktuar, në Greqi, Itali apo edhe Shkup i ke aeroportet brenda vendit. Ata kërkojnë hotele me 4-5 yje si një lloj garancie. Nuk jemi nxituar të shpërndajmë yje se ende nuk e kemi të besueshëm sistemin, për ta bërë një gjë të tillë jemi duke studiuar tregun që të jetë një model i besueshëm”, tha Kumbaro.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh
- 17:53 Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
- 16:17 Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale