Tragjedia në Teksas, Biden kërkon vendosjen e një ligji të ri për armët

25 Maj 2022 | 07:51

Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Teksas të hënën, ku një person vrau 19 nxënës dhe 2 mësues në një shkollë fillore.

Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, Biden u bëri thirrje amerikanëve që t’i kundërvihen ligjit për armët, duke sugjeruar vendosjen e një ligji të ri, shkruan Reuters.

I dyshuari, një 18-vjeçar i quajtur Salvador Ramos, dyshohet se ka qëlluar gjyshen e tij përpara se të shkonte në shkollën fillore për të kryer sulmin, ka thënë guvernatori i Teksasit.

Zëvendës presidentja Kamala Harris tha se është e natyrshme që liderët të thonë se i thyhet zemra nga këto ngjarje, por të shtënat vazhdojnë të ndodhin pa pushim. Ajo shtoi se së bashku me Biden po monitorojnë situatën nga afër.

Maji ka shënuar një sërë ngjarjesh të përgjakshme në Shtetet e Bashkuara ku vetëm dhjetë ditë më parë 10 persona humbën jetën dhe 3 u plagosën në Nju Jork në një akt që dyshohet se ishte një sulm kundër personave me ngjyrë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë

Vetëm 14 anije, gjysma e të cilave ishin tregtare dhe valëvitnin flamurin iranian, kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit të dielën, sipas kompanisë së gjurmimit të anijeve Kpler....
22:24 | 13/07/2026

Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit

Franca dhe Ukraina kanë arritur një “udhërrëfyes” që parashikon blerjen, në emër të Kievit, të 16 avionëve luftarakë Rafale dhe armatimit të tyre, me të...
21:57 | 13/07/2026

Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat

Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump u ka dorëzuar prokurorëve të Minneapolis provat që kishte mbajtur të fshehura mbi vrasjet nga agjentët e imigracionit...
21:46 | 13/07/2026