Policia kthen 80 prej tifozëve të huaj që shkaktuan incidente në Tiranë

25 Maj 2022 | 09:46

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, 80 prej tifozëve të huaj të cilët shkaktuan trazira dhe incidente mbrëmjen e së martës në Tiranë, janë nisur nga porti i Durrësit drejt vendeve të tyre.

Pas përplasjeve, policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Durrësit kanë bërë shoqërimin e tifozëve për në portin më të madh në vend. Prej aty, ata kanë udhëtuar drejt shteteve të tyre.

Mbrëmjen e djeshme u shënuan përleshjet e para midis tifozërive të Fejnordit dhe Romës me forcat e policisë.

Nga incidentet e shkaktuara, kanë mbetur të plagosur 10 punonjës policie si dhe është dëmtuar një automjet i policisë.

“Euronews Albania” ka mësuar se gjatë natës janë paraqitur në spitalin e Traumës 30 persona të dëmtuar, nga të cilët 20 efektivë policie. Ata kanë patur kryesisht dëmtime të lehta.

Efektivët janë trajtuar, observuar dhe më pas përcjellë me këshillat përkatëse. Aktualisht në spital nuk ndodhet asnjë i dëmtuar.

Gjithashtu, nga incidentet kanë mbetur të plagosur tre shtetas italianë dhe një holandez, i cili është transferuar në Sanatorium.

Ndërsa, 60 shtetas nga grupet e tifozëve të të dyja skuadrave, janë shoqëruar në ambientet e policisë, nga të cilët 48 italianë dhe 12 holandezë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026