NATO nuk po bën asgjë për të ndalur Rusinë, thotë ministri i Jashtëm ukrainas

26 Maj 2022 | 09:50

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka akuzuar NATO-n se nuk po bën asgjë për të ndalur Rusinë.

Në Forumin Ekonomik të Davosit, Kuleba tha se Rusia po e anashkalon NATO-n si aleancë dhe institucion, shkruan The Guardian.

“NATO si aleancë, si institucion, është krejtësisht e anashkaluar dhe nuk bën asgjë. Më vjen keq ta them”, u shpreh ai.

Kuleba vlerësoi BE-në për vendimet e saj “revolucionare” për të mbështetur Kievin, por tha se aleanca ushtarake e NATO-s nuk po vepron për të ndalur agresionin rus.

Pretendimi i Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, ishte një prej arsyeve kryesore përse Rusia filloi agresionin e saj më 24 shkurt.

Moska është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe kërkon që Kievi të mbajë statusin e vendit neutral.

Aleanca Euroatlantike po përballet me probleme të brendshme në mes të procesit të pranimit të Suedisë dhe Finlandës. Pas bisedimeve të para në Ankara me delegacione nga të dy vendet nordike, Turqia ende refuzon të zhbllokojë procedurat  derisa të adresohen shqetësimet e saj të sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Itali, arrestohen 539 persona në një operacion mbarëkombëtar kundër krimit të të rinjve

Policia italiane arrestoi 539 persona gjatë një operacioni mbarëkombëtar që synonte krimin e të rinjve, raportuan media lokale të hënën. Operacioni, i koordinuar nga Shërbimi...
11:39 | 20/07/2026

Kryeministri Magyar fton shahisten Judit Polgar të bëhet presidente e Hungarisë

Kryeministri Peter Magyar e ka ftuar Judit Polgar, shahisten më të suksesshme që bota ka parë ndonjëherë, të bëhet presidente e Hungarisë. Polgar është e...
11:26 | 20/07/2026

930 viktima nga shpërthimi i Ebolës në Kongo

Ministria e Shëndetësisë në Kongo njoftoi se të paktën 930 persona kanë vdekur nga shpërthimi i Ebolës, me 37 vdekje të reja të regjistruara në një...
10:32 | 20/07/2026