Ndryshimet në Kodin Civil, Balla: Një tjetër hap drejt harmonizimit me legjislacionin e BE-së

20 Korrik 2026 | 11:22

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, prezantoi sot në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme projektligjin për ndryshimet në Kodin Civil, duke e cilësuar atë një tjetër hap konkret në procesin e harmonizimit të legjislacionit shqiptar me të drejtën e Bashkimit Europian.

Në nisje të fjalës së tij, Balla i’u referua mungesës së deputetëve të opozitës në Kuvend dhe komisione, duke shprehur bindjen  që ata t’i rikthehen punës parlamentare.

“Besoj që edhe kolegët deputetë të opozitës të vijnë në Kuvendin e Shqipërisë. Shpresoj në orën 11:00 të ketë tym të bardhë, në mënyrë që t’i rikthehen punës parlamentare, për të votuar ligjet që lidhen me përafrimin e legjislacionit me acquis communautaire”, u shpreh Balla.

Balla theksoi se ndërsa Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, çdo ndërhyrje ligjore që lidhet me përafrimin me standardet europiane ka rëndësi të drejtpërdrejtë për këtë proces.

Balla u ndal te ndryshimet e propozuara në Kodin Civil, të cilat synojnë transpozimin e Direktivës së BE-së 2024/2853 “Për përgjegjësinë ndaj produkteve me mangësi”, si dhe përafrimin me Direktivën 2011/7 “Për luftën kundër pagesave të vonuara në transaksionet tregtare”.

Balla theksoi se kjo nismë adreson problematika të ngritura nga bizneset, sipërmarrjet dhe organizatat jofitimprurëse lidhur me vonesat në pagesa, duke garantuar më shumë siguri juridike në marrëdhëniet tregtare.

Projektligji sjell ndryshime për qartësimin e rregullave mbi kamatëvonesat, zgjeron rastet kur një produkt konsiderohet me mangësi në përputhje me zhvillimet teknologjike dhe forcon mbrojtjen e personit të dëmtuar.

“Projektligji qartëson se përgjegjësia e prodhuesit ndaj personit të dëmtuar nuk mund të kufizohet apo të përjashtohet me marrëveshje kontraktore ose me ligj”, deklaroi Balla.

Po gjatë ditës së sotme, Balla prezantoi  ndryshimet në Kodin Civil edhe në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, si dhe në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026