Rikthehet jeta artistike, hapen baret në Zvicër por deri në mesnatë
Qeveria zvicerane ka lejuar grumbullimet publike deri në 300 persona, vendimi, i cili vlen për sallat e koncerteve, teatrot dhe kinematë.
Baret dhe klubet rinisin aktivitetet në Zvicër, por qëndrojnë të hapura deri në mesnatë duke respektuar masat paraprake të sigurisë.
Klubi “Moulin Rouge” në Gjenevë regjistroi në një listë të dhënat personale të secilit klientë, siç kërkohet nga ligji dhe u siguroi të gjithëve një maskë që të mbulonin fytyrën.
Menaxherët janë pak skeptik për rihapjen dhe mënyrën e re të të jetuarit.
“Ne kemi një atmosferë të shkëlqyer. Klientët vijojnë lojën, por mbyllja në mesnatë është shumë e vështirë për ne,” shprehet Jean Marc Humberset pronar i klubit.
`Në një pikë duhet të jeni realist. Ju nuk mund të hapni një klub nate duke i detyruar njerëzit të mbajnë maska” thotë Seney Okbazghi, drejtor arti.
Edhe në anën tjetër të spektrit të kulturës së Gjenevës, dashamirësit e muzikës klasike respektuan distancimin shoqëror pasi Orkestra e qytetit dha një shfaqje falas për të shënuar rinisjen e aktivitetit të munguar prej muajsh.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta