Gjykata lë në burg policin që vrau kolegun 55-vjeçar
Gjykata e Tiranës la në burg policin Ludian Zaimi, i cili vrau kolegun të dielën.
Gjyqi u zhvillua të enjten, në orën 11:00.
Avokati i Ludian Zaimit: e ka kryer vrasjen ne kushtet e tronditkes se rende psiqike. Ka pranuar se merte qetësues
Avokati i Ludian Zaimit deklaroi se i mbrojturi i tij e ka kryer vrasjen në kushtet “e tronditjes së rëndë psiqike”, ndërsa autori ka pranuar se merrte ilaçe qetësuese.
Mësohet se Zaimi ka shfaqur pendesë të thellë për aktin e kryer.
Efektivi i policisë Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç duke i shkaktuar vdekjen.
Ngjarja ndodhi në kohën kur po ndaheshin detyrat brenda ambienteve të Komisariatit nr. 3 në kryeqytet.
Euronews Albania siguroi videon ekskluzive të momentit kur Zaimi qëlloi kolegun për vdekje.
Në pamjet e siguruara nga emisioni ‘Sot’ shihet se si njëri nga kolegët i merr armën efektivit 25-vjeçar duke e neutralizuar. Më tej efektivët e tjerë shihen teksa e kapin nga krahët dhe e fusin menjëherë brenda ambienteve të komisariatit.
Zaimi qëlloi të paktën me 6 plumba ndaj Saliasit, i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta