Twitter do paguajë 150 mln dollarë gjobë për shkelje të privatësisë

26 Maj 2022 | 12:13

Twitter do paguajë 150 milionë dollarë gjobë për keqpërdorim të të dhënave private të përdoruesve të këtij rrjeti social, shkruan Reuters.

Kompania ka rënë dakord për të paguar shumën për shkelejet të dhënave, si numrat e telefonave dhe email-et, për periudhën midis majit 2013 dhe shtatorit 2019, sipas dokumenteve të gjykatë.

Kompania do të paguajë 150 milionë dollarë si pjesë e marrëveshjes së shpallur nga Departamenti i Drejtësisë dhe Komisioni Federal i Tregtisë (FTC). Përveç shlyerjes monetare, marrëveshja kërkon që Tëitter të përmirësojë praktikat e pajtueshmërisë.

“Twitter mori të dhëna nga përdoruesit me pretekstin e shfrytëzimit të tyre për qëllime sigurie, por më pas përfundoi duke i përdorur të dhënat për të synuar marrjen e  reklamave të reja”, tha zyrtarja Lina Khan në një deklaratë.

Zyrtarët amerikanë theksuan se nga 3.4 miliardë dollarë të ardhura që Twitter fitoi në vitin 2019, rreth 3 miliardë dollarë ishin nga reklamat.

Twitter është një shërbim falas që fiton para kryesisht përmes reklamave. Miliarderi Elon Musk, i cili po blen shërbimin për 44 miliardë dollarë, ka kritikuar modelin e tij të biznesit të drejtuar nga reklamat dhe është zotuar të diversifikojë burimet e tij të të ardhurave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026