Mbyllja e tri çerdheve në Prishtinë, dy fëmijë rezultuan të infektuar me COVID-19
Dyzet raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar dje në Kosovë, duke e rritur numrin e te infektuarve aktive në 313. Aktualisht komuna më e prekur është Vushtrria me rreth 100 raste aktive. Pas shtimit të rasteve në dy ditët e fundit, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për mbylljen e tri çerdheve publike.
Valbon Krasniqi, infektolog, duke folur për Euronews Albania tha se, shtimi i rasteve është si shkak i festave që Kosova ka kaluar gjatë fundit të muajit të kaluar. Ndërsa për mbylljen e çerdheve bëri të ditur se, masat janë marrë pasi dy fëmijë dhe bashkëshorti i një edukatoreje kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Çerdhet do të qëndrojnë të mbyllura për dy javë, Të gjithë fëmijët që kanë frekuentuar këto tri çerdhje është këshilluar që të mbahen të izoluar në banesa për 14 ditë pasi ekziston rreziku që mund të jenë prekur”, tha z. Krasniqi.
Sipas tij, institucionet kanë qenë nën presion për të ecur më shpejt me lehtësimin e masave dhe kjo gjë ka sjellë rritjen e numri të të infektuarve me heqjen e kufizimeve.
“Brenda tre ditëve të fundit, kemi më shumë se, 100 raste të konfirmuara, ndërsa para tre javëve kishim më pak se 200 raste aktive në nivel vendi. Potencialisht dhe në javët e ardhshme pritet rritje e numrit të të infektuarve”, u shpreh infektologu.
Bashkë me shtimin e të infektuarave, janë rritur dhe rastet kur është dashur shtrimi i tyre në spital dhe për këtë arsye, Krasniqi bën thirrje për analizimin me kujdes të situatës.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik duhet të analizojnë situatën në vend por dhe në vendet fqinje pasi janë rihapur kufijtë. Është e vështirë të rikthemi tek masat kufizuese e fillimit. Gjithashtu, Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të monitoruar zbatimin e masave të rekomanduara”, përfundoi mjeku.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës