Liga e Kombeve, Reja publikon listën e lojtarëve për 2 sfidat e para

28 Maj 2022 | 12:13

Në fillim të muajit qershor Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë dy përballjet e para për Ligën e Kombeve më data 6 dhe 10 qershor. 3 ditë më pas, Shqipëria do të presë në ‘Air Albania’, Estoninë, në një ndeshje miqësore.

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja ka publikuar listën e futbollistëve që janë ftuar për këto 3 sfida. Nuk ka ndryshime në krahasim me listën e Marsit, përveç grumbullimit të lojtarëve që kanë qenë të dëmtuar, si Nedim Bajrami dhe Kastriot Dermaku.

Për shkak të kalendarit të ngjeshur, trajneri Italian ka vendosur 9 futbollistë në listën B, të cilët janë të gatshëm për 3 sfidat.

Në këtë listë janë Thomas Strakosha, Jon Mersinaj, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami, Albi Doka, Kevin Haveri, Enis Çokaj, Lindon Selahi dhe Ernest Muçi.

Një pjesë e lojtarëve janë bashkuar skuadrës, ndërsa pritet që gjatë kësaj të premteje të vijnë edhe futbollistët e tjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026