Franca ndalon arrestimet me gjurin në qafë
Pas rasteve të rritura të dhunës policore në Francë gjatë ditëve të fundit, Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner, tha se nuk ka përdorim të institucionalizuar të forcës në Francë. Gjatë konferencës së tij për shtyp, Castaner bëri thirrje për “zero tolerancë” ndaj veprimeve raciste nga oficerët e policisë, duke shtuar se ata që veprojnë ndryshe do të pezullohen ose do të merren masa më të rënda.
“Unë dua tolerancë zero kundër racizmit në vendin tonë. Unë dua që të gjithë ta dinë se kur dikush vesh uniformën, uniformën blu, askush nuk mund ta vendosë veten mbi të. Përkundrazi, ai është i detyruar që më shumë se kushdo tjetër, të jetë shembullor ”.
Që javën e kaluar, disa qytete franceze kanë zhvilluar protesta të shumta nën moton “Black Lives Matter”, frymëzuar nga protestat në SHBA. Protestat franceze po bëjnë thirrje për drejtësi mbi vrasjen e francezit Adam Traore, i cili vdiq në vitin 2016 gjatë një operacioni policor.
Shumë njerëz e kanë krahasuar vdekjen e Traore me atë të afrikano-amerikanit George Floyd, i cili vdiq në duart e policisë. Castaner tha se metoda e policisë për të nënshtruar njerëzit duke i shtypur ata në qafë gjatë arrestimeve do të shpallet e ndaluar.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)