100 miliardë euro për ushtrinë në Gjermani

30 Maj 2022 | 19:01

Qeveria gjermane dhe opozita konservatore kanë rënë dakord për marrëveshjen e lëvrimit të 100 miliardë eurove për modernizimin e ushtrisë përballë kërcënimit rus.

Marrëveshja synon krijimin e një fondi të posaçëm për prokurimet ushtarake, që gjithashtu do t’i lejojë Berlinit të përmbushë objektivin e NATO-s për shpenzimin e 2 për qind të GDP-së në fushën e mbrojtjes.

Akordi, që parashikon ndryshimin e rregullave buxhetore në kushtetutën kombëtare, u arrit pas disa javë negociatash të vështira mes partive në pushtet dhe konservatorëve të ish-kancelares Angela Merkel.

Tre ditë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, në muajin shkurt, kancelari Olaf Scholz u zotua për shpenzimin e një buxheti prej 100 miliardë eurosh për të riarmatosur ushtrinë dhe për rinovimin e armatimeve të vjetruara të saj.

Por që prej atëherë kritikët kanë akuzuar Scholz për ndrojtje në mbështetjen e Kievit dhe për dështim në marrjen e hapave konkrete për furnizimin me armë.

Fondi i jashtëzakonshëm do të financohet nga një borxh shtesë. Për këtë është e nevojshme një “shkelje” e rregullave të borxhit në kushtetutën e vendit, që i vendos kufi qeverisë në marrjen e huave.

Për këtë arsye qeverisë i duhej mbështetja e opozitës konservatore, për të siguruar mazhorancën prej dy të tretash në Parlament, e nevojshme për të kaluar amendamentet kushtetuese.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham kur të përfundojnë rinovimet me vlerë 369 milionë paund vitin e ardhshëm. Pallati,...
08:34 | 26/06/2026

Pedro Sanchez: Nuk e jap dorëheqjen, Spanja nuk ka korrupsion  

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion të përhapur në qeverinë e tij dhe ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme,...
08:30 | 26/06/2026

Ligjvënësi gjerman i ekstremit të djathtë përballet me kritika pasi fotoja e tij tregon përshëndetjen naziste

Një ligjvënës i lartë në partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë është nën presion në rritje pasi një fotografi e publikuar së fundmi...
08:24 | 26/06/2026