Një i vdekur dhe 10 të plagosur në një incident pranë një shkolle

1 Tetor 2019 | 12:26

Incidentet e dhunshme në mjediset shkollore janë rikthyer sërish, duke marrë jetën e një personi dhe duke lënë të plagosur 10 të tjerë, në një ngjarje të regjistruar në qytetin Kuopio, në lindje të Finlandës.

Policia, që shkoi menjëherë në vendngjarje dhe siç raportohet ka qëlluar edhe mbi agresorin, e ka shoqëruar atë për ta marrë në pyetje.

Dy prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën, njoftojnë mediet lokale, por nuk jepen detaje të mëtejshme se çfarë ka ndodhur apo çfarë e provokoi këtë veprim të dhunshëm.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare “Herman” të Kuopios, rreth 335 km në verilindje të kryeqytetit Helsinki, në territorin e së cilës ndodhet edhe një shkollë profesionale “Savon Ammattiopisto”.

Policia rrethoi zonën dhe krijoi një perimetër sigurie, gjë që i bëri të mundur edhe kapjen e autorit të dyshuar pas një operacioni të shkallës së gjerë.

Dëshmitarë në vendngjarje janë shprehur se agresori kishte armë të ftohta, një thikë të gjatë dhe një shpatë, e ndonëse u raportua edhe për të shtëna, mendohet që ato të jenë dëgjuar nga ndërhyrja e forcave policore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026