​700 mijë udhëtarë pa datë zyrtare për fluturimet nga ‘Adem Jashari’

9 Qershor 2020 | 13:52

Ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të lejohen fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërkohë që  janë mbi 700 mijë udhëtarë që nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të pandemisë me coronavirus.

Zëdhënësja e këtij aeroporti Valentina Gara, tha se beson që shumë shpejt do të lejohen fluturimet nga ana e qeverisë, raporton KosovaPress.

“Me lejimin e fluturimeve në arritje do të jemi plotësisht operativ, besoj që shumë shpejt do të hapet aeroporti”, tha Gara në një konferencë për media.

Ajo bëri të ditur se gjatë kësaj kohe janë mbi 700 mijë udhëtarë që nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të pandemisë, ndërkohë që ka interesim nga kompanitë për rinisjen e fluturimeve, të cilat janë ndërprerë për shkak të COVID-19.

“Deri më tani 700 mijë udhëtarëve u është pamundësuar që të kryejnë udhëtimet e tyre. Për shkak të vendimit për të ndërprerë qarkullimin, kemi pasur pak fluturime. Tani presim qeveria të marrë vendim për lejimin e tyre.

Ka shumë kompani që kanë shprehur gatishmërinë për të operuar”, – tha Gara. Ajo ka folur edhe për masat që ka ndërmarrë aeroporti kundër përhapjes së COVID-19.

“Do të matet temperatura për të gjithë udhëtarët. Do të mbahet distanca sociale, ku ne kemi vendosur shenjat. Udhëtarët nuk do të lejohen pa maska në terminal. Bagazhet e tyre do të dezinfektohen. Jemi në pritje të një drite të gjelbër për fillimin e operimit”, tha Gara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026