Shqetësimi i DASH: Moska po përgatit pushtimin e Kherson

1 Qershor 2022 | 12:50

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësimin për shpejtësinë me të cilën po jepet nënshtetësia ruse në rajonet ukrainase të pushtuara nga forcat ruse.

Uashingtoni e sheh këtë lëvizje si një përgatitje për aneksimin e Khersonit dhe Mariupolit.

Sipas zëdhënësit të Departamentit aqmerikan të Shtetit, Ned Price, Moska mund të përpiqet të krijojë një korridor tokësor për në Krime.

“Ne mbetemi të shqetësuar për hapat që ndërmerr Rusia në përpjekje për të institucionalizuar kontrollin mbi territorin sovran të Ukrainës, veçanërisht në rajonin Kherson të Ukrainës. Kremlini ndoshta po peshon disa qasje nga njohja e të ashtuquajturës republikë popullore, siç bëri me forcë në Donetsk dhe Luhansk për të një tentativë aneksimi, siç bëri edhe  në Krime”, shprehet Ned Price.

Në rajonet e pushtuara, mbështetësit e Moskës formuan administrata pro-ruse, njoftuan kalimin e pagesave në rubla dhe organizuan shpërndarjen e kartave SIM të operatorëve rusë të telekomit.

Administrata pro-ruse e Khersonit thotë se ata presin që rajoni të bëhet pjesë e Federatës Ruse në të ardhmen e afërt.

Vendimet kryesore për këtë çështje priten, sipas medias ruse , deri më 12 qershor  kur shënohet Dita e Rusisë.

Më herët autoritetet ukrainase pretenduan fazën aktive të aneksimit de facto rus të Mariupolit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026