Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”

27 Korrik 2026 | 08:40

Kryeministri Edi Rama mbërriti herët në mëngjes në selinë e Partisë Socialiste, ku po zhvillon një takim me drejtuesit politikë të qarqeve.

Gazetarja e Euronews, Eksiola Shehu informon se një nga çështjet kryesore të diskutimit pritet të jetë reforma territoriale, në kushtet kur mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike nuk u arrit një konsensus për të dalë me një raport të përbashkët në parlament.

Partia Socialiste ka dorëzuar raportin e saj për reformën territoriale, por pa një konfigurim të ri të hartës territoriale. Raporti nuk u prezantua në seancën plenare të së enjtes për shkak të situatës së krijuar dhe bllokimit të foltores së Kuvendit nga opozita.

Sipas gazetares Shehu, socialistët pritet të shfrytëzojnë hapësirën ligjore që i jep të drejtën një deputeti apo një grupi deputetësh për të propozuar ndryshime ligjore, në këtë rast në ligjin për vetëqeverisjen vendore.

Propozimi për ndarjen e re territoriale pritet të paraqitet gjatë sesionit të ri parlamentar, ndërsa ajo që konsiderohet e sigurt nga mazhoranca është se në zgjedhjet e vitit 2027 vendi nuk pritet të shkojë me 61 bashki.

Sipas qëndrimit të socialistëve, disa bashki të vogla pritet të shkrihen dhe t’i bashkohen bashkive më të mëdha brenda të njëjtit qark. Një nga kriteret e përmendura është që bashkitë me më pak se 12 mijë banorë të mos vijojnë të ekzistojnë si njësi më vete.

Ndarja e re territoriale nuk pritet të prekë bashki që ndodhen në qarqe të ndryshme, pasi një ndryshim i tillë do të kërkonte ndërhyrje kushtetuese dhe një shumicë të cilësuar prej 94 votash në Kuvend.

Ndërkohë, në takimin e sotëm të Edi Ramës me drejtuesit politikë të qarqeve pritet të diskutohet edhe dokumenti strategjik “Besa”, i prezantuar pak ditë më parë nga kryeministri në mbledhjen e qeverisë dhe grupit parlamentar socialist.

Mbledhja pritet të jetë e shkurtër, duke marrë parasysh axhendën e ngjeshur të kryeministrit dhe seancën plenare të Kuvendit që zhvillohet këtë të hënë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)

Duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e policisë pranë Parlamentit, protestuesit janë larguar nga aty dhe kanë nisur një marshim në...
09:45 | 27/07/2026

Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)

Kur ora shënoi 09:00 këtë të hënë, pika e kalimit kufitar të Kapshticës u rihap dhe vijoi punën normalisht. Menjëherë nisi qarkullimi i mjeteve dhe...
09:15 | 27/07/2026

Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit kanë mbërritur rreth orës 09:00 pranë godinës së Parlamentit, e cila është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit. Forca...
08:54 | 27/07/2026