Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)

27 Korrik 2026 | 08:54

Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit kanë mbërritur rreth orës 09:00 pranë godinës së Parlamentit, e cila është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit. Forca të shumta policore kanë rrethuar godinën, ndërsa të gjitha rrugët hyrëse janë bllokuar me kordone sigurie.

“Parlamenti i krimit” dhe “revolucion” janë disa prej thirrjeve të protestuesve. Pasi qëndruan për rreth 45 minuta aty, duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e Policisë pranë Parlamentit, protestuesit janë larguar dhe kanë nisur një marshim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ata janë vendosur përballë hyrjes së Kuvendit, nga ana e Galerisë së Arteve në Tiranë, ndërsa vijojnë tubimin e tyre.

Për t’i paraprirë situatave të mëparshme, policia ka marrë masa të shtuara sigurie, duke vendosur forca të shumta në terren dhe duke bllokuar akset që të çojnë drejt Parlamentit. Kordonet policore janë vendosur në disa pika kyçe, përfshirë kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, zonën pranë Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe në drejtim të ish-selisë së Partisë Demokratike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)

Forca të shumta policie kanë shoqëruar aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër në zonën pranë Rrugës së Elbasanit, ku qytetarët dhe aktivistët vijojnë protestën...
10:11 | 27/07/2026

Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)

Duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e policisë pranë Parlamentit, protestuesit duket se kanë ndryshuar strategjinë e tyre të protestës. Ata...
09:45 | 27/07/2026

Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)

Kur ora shënoi 09:00 këtë të hënë, pika e kalimit kufitar të Kapshticës u rihap dhe vijoi punën normalisht. Menjëherë nisi qarkullimi i mjeteve dhe...
09:15 | 27/07/2026