“Destinacion”, le të zbulojmë së bashku vende dhe mundësi

9 Qershor 2020 | 16:37

Histori, turizëm, vende të rralla që natyra ka rezervuar për ne, kulinari, endje mes bisedash të këndshme të vendalinjve që do na tregojnë zakone e tradita dhe në thelb si të kaloni një ditë pushimi sipas xhepit, sipas mundësive që ka çdonjëri prej nesh.

Ky është fokusi i emisionit më të ri në Euronews Albania, i cili titullohet “Destinacion”. Me autoren e tij, gazetaren Rezarta Delisula do të udhëtojmë në kohë, në të shkuarën e të tashmen, duke zbuluar të panjohura, duke prekur vende që i kemi fare pranë e nuk dimë t’i shfrytëzojmë, duke dhënë ide të realizueshme nga çdokush, nga çdo familje e grup shoqëror.

Do të udhëtojmë së bashku në “Destinacionin” e përjavshëm duke e nisur që nga mënyra se si duhet të vishemi, çfarë duhet të kemi me vete dhe sa do të shpenzojmë duke pasur alternativa nga më të lirat, deri tek më luksozet teksa do njihemi me gjeografinë, historinë e detajet e jetesës së destinacionit tonë.

Një pjesë e pandashme gjatë udhëtimeve tona do të jenë dhe zërat e ekspertëve nga fusha të ndryshme, që do të na bëjnë përshkrimin historik, arkeologjik, teknik duke sqaruar çdo pikëpyetje tonën.

“Destinacioni” ynë i përjavshëm, edhe pse do ketë një linjë, është i mbushur me informacion e shumëllojshmëri kapërcimesh të paparashikueshme.

“Reportazhi është pjesa që më ka tërhequr më shumë në eksperiencën time të gjatë si gazetare, biseda me njerëzit e të mësoj më shumë prej tyre. Ndaj faleminderit Euronews Albania për mundësinë dhe them që duke u ndodhur brenda habitatit tim, do përpiqem që bashkë me shikuesit e mi të jemi pjesë e çdo destinacioni. Qëllimi im është të udhëtojmë së bashku, ndaj le të nisim”, – thotë gazetarja Rezarta Delisula.

“Destinacion” nis këtë javë, më 11 qershor, ora 18:30 dhe do të ritransmetohet të shtunën në orën 14:20 dhe të hënën në orën 15.00.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme

Rreth 1,500 persona janë liruar në Siri sipas një dekreti për amnisti të përgjithshme, tha Mazhar al-Wais, ministër i drejtësisë në qeverinë kalimtare të vendit....
15:50 | 22/02/2026

Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!

Në Korçë është zhvilluar Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira. Për 3 ditë me radhë, në garën e zhvilluar në fushën e aviacionit sportiv në...
19:33 | 22/12/2024

Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën

Pushimet zyrtare për festat e 28-29 Nëntorit, shqiptarët kanë vendosur ti festojë jashtë trojeve shqipfolëse. Shumë familje kanë zgjedhur që katër ditët që kanë pushim,...
15:46 | 29/11/2024