BE pësoi rënien më të madhe të PBB-së në më shumë se një dekadë gjatë karantinës
Sipas të dhënave të fundit, Bashkimi Europian ka vërejtur rënien më të madhe në mbi një dekade të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) teksa masat kufizuese prej coronavirusit gjunjëzuan ekonominë e Europës.
PBB-ja në Eurozonë ra me 3.1 për qind për tre mujorin e parë të 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë nga një vit më parë. BE-ja pësoi një rënie prej 2.6 për qind gjatë së njëjtës periudhë. Këto janë rëniet më të mëdha që nga 2009, sipas Eurostat.
Rëniet më të mëdha të PBB-së janë regjistruar në Francë, Itali, Spanjë dhe Sllovaki.
Ndërkohë, vetëm 4 shtete kanë raportuar për një rritje pozitive në tre mujorin e parë të 2020: Irlanda, Bullgaria, Suedia dhe Rumania.
Ndërkohë, Lituania, Malta dhe Kroacia panë rritjen më të lartë të punësimeve ndërsa Spanja, Bullgaria, Portugalia, Sllovakia dhe Suedia kanë pësuar rënien më të madhe.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet