Albin Kurti: Nuk lejojmë rrënimin e standardeve që vendosëm për 4 muaj qeverisje
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe një herë ka rikujtuar 4 muajt e tij të qeverisjes, duke thënë se gjatë kësaj kohe ekipi i tij ka punuar shumë në sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Përmes një statusi në “Facebook”, Kurti ka thënë se gjatë mandatit të tij ndërhyri në 10 ndërmarrje publike duke shkarkuar bordet e drejtorëve për të ndaluar atë që ia e quan si “gjakderdhjen financiare”.
“Gjatë qeverisjes sonë, ne ndërhymë në 10 ndërmarrje publike, duke shkarkuar bordet e drejtorëve, që kishin shkelur detyrat e besuara dhe kishin sjellë ndërmarrjet buzë greminës. Në vend të tyre emëruam borde të përkohshme, që mund të shërbejnë deri në 6 muaj. Misioni i tyre ishte i qartë: të ndalin gjakderdhjen financiare dhe t’i hapin shteg rimëkëmbjes e zhvillimit”, theksoi ai.
Po ashtu, ish-kryeministri Kurti ka thënë se qeverisja e tyre ka vendosur standarde të larta të administrimit të ndërmarrjeve publike dhe se nuk do të lejojnë që këto standarde të rrënohen lehtë.
“Kosova dikur ka pasur ndërmarrje të përmendura në mbarë Evropën. Sot ka ndërmarrje publike që kanë vuajtur nga keqqeverisja dhe krimi. Por ne kemi punuar për të ndalur të keqen. Dhe e dimë mirë se secila nga ndërmarrjet tona ka potencialin për të qenë shembull i qeverisjes së mirë dhe i shërbimit cilësor për klientët e vet”, shkruan Kurti.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh