BE miraton embargon ndaj naftës ruse

3 Qershor 2022 | 13:06

Bashkimi Europian ka miratuar zyrtarisht një embargo ndaj naftës ruse dhe sanksione të tjera që synojnë bankat dhe transmetuesit kryesorë për luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Selia e BE-së deklaroi se nafta e papërpunuar ruse do të hiqet gradualisht gjatë gjashtë muajve, së bashku me produkte të tjera të rafinuara të naftës gjatë tetë muajve.

Ata shtuan se “një përjashtim i përkohshëm është parashikuar” për vendet pa dalje në det, si Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia, të cilat “vuajnë nga varësia specifike e furnizimeve ruse të cilat nuk kanë më alternativa të tjera”.

BE shtoi se Bullgaria dhe Kroacia do të marrin gjithashtu “derogime të përkohshme” për disa lloje nafte.

Udhëheqësit e BE-së thonë se masa do të thotë se rreth 90% e eksporteve të naftës të Rusisë në Europë do të bllokohen deri në fund të vitit.

BE importon rreth 25% të naftës së saj nga Rusia, raporton Sky News.

Sberbank, banka më e madhe e Rusisë, Banka e Kreditit e Moskës, Banka Ruse e Bujqësisë dhe Banka Bjelloruse për Zhvillim dhe Rindërtim janë bllokuar gjithashtu nga përdorimi i sistemit Swift për transfertat bankare ndërkombëtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026