Putin premton kalim të sigurt të grurit, pritet marrëveshje me Turqinë e OKB-në

4 Qershor 2022 | 11:23

Presidenti rus Vladimir Putin shprehet se ai nuk do të bllokojë kalimin e grurit nga portet e Detit të Zi, duke përfshirë edhe portet që janë nën kontrollin e ukrainasve.

“Jeni të mirëpritur të eksportoni [grurin] nëpërmjet porteve detare nën kontrollin ukrainas, para së gjithash, nga portet e Detit të Zi: Odesa dhe portet aty pranë. Ne nuk i kemi minuar portet e Ukrainës. I kam thënë shumë herë  kolegëve tanë të pastrojnë minat që anijet e ngarkuara me grurë të largohen nga këto porte, ne do të garantojmë kalimin e sigurt të tyre, pa probleme”, u shpreh shefi i Kremlinit

Presidenti i Senegalit dhe lideri i Bashkimit Afrikan, Macky Sall, u takua me presidentin rus për ta bindur atë që të lejonte kalimin e grurit nga Ukraina për të parandaluar një zi buke masive në vendet e kontinentit.

Për momentin duket se është e mundur të arrihet  një marrëveshje katërpalëshe mes Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së.

“Kemi parë shumë komente pozitive që vijnë nga kryeqytete të ndryshme, gjë që na jep zemër. Por unë nuk jam në gjendje të konfirmoj datat”, theksoi zëdhënësi i OKB.

Një zgjidhje tjetër mund të jetë Minsku. Lukashenko tha se ishte i hapur për të lejuar transitin e grurit të Ukrainës nëpërmjet Bjellorusisë në portet e Detit Baltik nëse lejohet të transportojë mallra bjelloruse nga këto porte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA

Jens Spahn, një anëtar i lartë i konservatorëve në pushtet në Gjermani, dha dorëheqjen të shtunën pasi lindi një fëmijë nga një nënë zëvendësuese në...
16:52 | 18/07/2026

Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç

Kryeministri hungarez Peter Magyar shprehu të shtunën mbështetje për uljen e moshës së votimit nga 18 në 16 vjeç, si pjesë e procesit të vazhdueshëm...
16:24 | 18/07/2026

Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)

Departamenti i Zjarrfikësve i Kuvajtit tha se sulmet iraniane kishin shkaktuar zjarre në dy lokacione në vend, duke plagosur disa zjarrfikës, menjëherë pas një sulmi...
15:51 | 18/07/2026