Presidenti Meta reagon mbi pretendimet për ‘dekret të pavlefshëm’
Presidenti, Ilir Meta ka reaguar për pretendimin e ish-kryeministrit Berisha se dekreti për presidentin e zgjedhur është firmosur jashtë territorit të Shqipërisë, duke e bërë kështu të pavlefshëm.
Zyra e shtypit të presidentit ende në detyrë, pretendon se ‘propozimi i Kryeministrit dhe kërkesa për dorëheqje e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm nga detyra dhe lirimin nga shërbimi aktiv është administruar në Tiranë, është shqyrtuar nga stafi i Presidentit të Republikës në Selinë e Tij, po në Tiranë’.
Të shtunën, Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për Bajram Begajn nga Stambolli, në Turqi, por sipas zyrës së shtypit “Miratimi i një dekreti Presidencial si formë e shprehjes së vullnetit mund të bëhet kudo”.
“Forma, përmbajtja dhe ekstremitetet e dekretit të Presidentit të Republikës nuk ndryshojnë, pavarësisht vendit nga ku është bërë publik vullneti dhe nënshkruar ky akt”, thuhet në reagimin e zyrës së Presidentit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta