Pasi u shpall ‘Qytetar Nderi’ nga bashkia e Skraparit, Pëllumb Pipero iu kërkon një tjetër nder
I ftuar në Euronews Albania, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i cili gjatë kësaj periudhë pandemie zuri shumë shpesh titujt kryesorë të të gjitha mediave për këshillat në drejtim të qytetarëve që ta kalonin sa më lehtë situatën, pranoi se fama nuk kishte qenë edhe aq e lehtë për të.
Teksa është shpallur “Qytetar Nderi” nga bashkia e Skraparit, vend ku ka lindur dhe është rritur, mjeku Pipero kërkoi në studion e ‘Ilva Now’ një tjetër nder nga bashkëqytetarët e tij
“Fama paska shumë kusur dhe një nga ato që sapo lexova është se ngaqë më kanë akorduar titullin “Qytetar Nderi” në Skrapar, dhe jam shumë i nderuar për këtë, ata kanë vendosur të bëjnë edhe një ceremoni dhe një drekë.
Në këtë kohë nderi më i madh është që të jem ‘Qytetar Nderi’ dhe nderi më i madh për mua do të ishte që ajo dreka të anulohej dhe paratë të orientohen në një drejtim tjetër. Është një nder tjetër që do ja kërkoja bashkisë Skrapar ku u linda dhe u rrita”, – tha z. Pipero.
Mund të lexoni gjithashtu:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq