Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo: Palët të konkretizojnë marrëveshjen zgjedhore
Sekretari i Shtetit në SHBA, Michael Pompeo ka përshëndetur marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës për reformën elektorale, duke kërkuar që kjo marrëveshje politike të konkretizohet duke u kthyer në ligj.
Pompeo ka vlerësuar se, pakti forcon demokracinë në Shqipëri si dhe e afron vendin më shumë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Përshëndes marrëveshjen ndërpartiake në Shqipëri për reformën elektorale, e cila do të forcojë demokracinë dhe do të ngurtësojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë aktorët që të kodifikojnë këtë marrëveshje politike”, është shprehur Pompeo.
Deklarata e Sekretarit amerikan të Shtetit është bërë gjatë konferencës për mediat me rastin e publikimit të Raportit Ndërkombëtar për lirinë e besimit për vitin 2019.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni