PDK kërkon të mos votohet projektligji për pagën minimale në Kosovë
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të tërheqë Projektligjin për pagën minimale, ta ndryshojë e më pas ta dërgojë në Kuvend.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj tha se si parti nuk do ta votojnë këtë projektligj pasi sipas tyre ky vendim është marrë në mënyrë arbitrare dhe pa u konsultuar me sindikatat dhe këshillin ekonomiko-social.
“Ky përcaktim i kësaj page minimale vjen pas propozimit që vije nga këshilli ekonomiko-social në të cilin kanë hise të barabarta apo janë hisedarë Qeveria e Kosovës, sindikatat dhe bizneset. Qeveria ka bërë propozimin në mënyrë arbitrare pa u konsultuar fare me këshillin ekonomiko-social dhe gjithmonë duke u sjellë në mënyrë arrogante që lartësia e pagës minimale të jetë 250 euro mirëpo duke përjashtuar disa kategori shumë të rëndësishme të vendit” tha Qalaj.
Qalaj shtoi se në këtë projektligj nuk janë përfshirë disa kategori e që janë të verbrit, tetraplegjikët, paraplegjikët dhe veteranët e luftës.
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar edhe nga partitë opozitare që të kundërshtojnë në parim të Projektligjin për pagën minimale.
Qalaj i ka bërë thirrje edhe deputetëve të shumicës parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje që ta mbështetin PDK-në për ta kthyer këtë ligj për plotësim.
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës është votimi në parim i projektligjit për pagën minimale.
Në të njëjtën kohë, veteranët e UÇK-së po mbajnë protestë, ku po kërkojnë që të përfshihen në skemën e pagës minimale.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër