Gjuetia sport i ndaluar, kafshët e shpendët mbrohen me ligj edhe për 5 vite
Tradita e gjuetisë po humb në vendin tonë, pasi qeveria do ta ndalojë atë edhe për 5 vitet e ardhshme. Me ligjin e ri, synohet që të mbrohet dhe të shtohet popullata e shpendëve dhe kafshëve të egra në habitatet tona.
Gjahtarët nuk mund t’i përdorin armët e tyre të gjuetisë deri në vitin 2027. Qeveria do të ndalojë gjuetinë edhe për 5 vite të tjera për të mbrojtur kafshët dhe shpendët e egër. Ligji po diskutohet në kuvend sot, pasi ka kaluar fazën e konsultimeve me shoqatat e gjuetarëve dhe grupet që kanë interes në këtë fushë.
Moraturiumi i parë i vitit 2014, tregoi se vitet e para nuk dhanë rezultat të dukshëm në shtimin e faunës së egër, por zgjatja e viteve të ndalimit solli të dhëna domethënëse, kryesisht në shtimin e shpendëve të egër.
Ministria e Mjedisit thotë se në vitin 2016 në censusin e zhvilluar janë numëruar 60 mijë shpendë të egër në habitate, ndërsa në vitin 2021 ishin rreth 140.
Moratoriumi rrezikon të shuajë traditën për sportin e parapëlqyer të gjuetarëve, edhe pse për zv/ministren Xhembulla ai është ushtruar në mënyrë ilegale.
Gjobat në lekë për gjuetinë e paligjshme variojnë ndërmjet 80 mijë deri në 1 milionë lekë, por nuk përjashtohet edhe mundësia për konfiskimin e armës së gjahut.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta