Netët e “Bejkës së Bardhë”, festivali folklorik mbi polifoninë labe
Për të tretin vit radhazi, Piluri u kthye në kryeqendrën e polifonisë labe. Është zgjedhur ky vend për të nderuar Lefter Çipën, poetin dhe rapsodin që i ka dhënë aq shumë polifonisë shqiptare thotë organizatori Kristo Çipa.
Polifonia është zëri i shpirtit, shprehen për Euronews figura të rëndësishme të këngës polifonike, por edhe të rinj të apasionuar pas traditës.
Nga Rrapi madhështor në qendër të fshatit, banorët dhe miqtë e ardhur shijojnë spektaklin.
Pikërisht këtë atmosferë festive zgjodhi për të promovuar librin “Shpirta të Shitur” edhe shkrimitari Kleo Lati.
Edicioni i Tretë i Festivalit Folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë” mblodhi 22 grupe polifonike konkuruese dhe 4 përshëndetëse nga të gjitha trevat ku këndohet kënga Polifonike.
Risi në këtë edicion të tretë ishin ansamblet shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët përshendetën aktivitetin me pjesë nga repertori i tyre i këngëve dhe valleve, si dhe pjesë nga krijimtaria e Lefter Çipës.
Në përfundim të festivalit, çmimi i parë “Lefter Çipa” u fitua nga grupi i Bolenës.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta