Zero taksa për të vegjlit, Rama: Heqim tatim fitimin dhe TVSH-në për biznesin e vogël
Nga vjeshta e këtij viti, biznesi i vogël nuk do të paguajë më tatim mbi fitimin. Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp të mërkurën për situatën ekonomike në vend ku prezantoi edhe ambiciet e qeverisë.
Ai u shpreh se brenda këtij sesioni parlamentare që përkon edhe me fundin e muajt korrik, do të bëhet rishikimi i buxhetit vjetor dhe paktës fiskale për të përballuar pasojat që ka lënë pandemia e COVID-19 në ekonominë e vendit.
Por pavarësisht ndryshimeve, qeveria duket se do të bëjë një hap të madh për sa i përket lehtësimit të taksave ndaj biznesit të vogël me një shtrirje 9 vjeçare.
“Falë të djeshmes ne sot mund të themi “Po!” jemi plotësisht në pozitën që brenda këtij sesioni të Kuvendit biznesit të vogël t’i themi s’ke taksa, s’ke TVSH, zero!” – tha Rama.
Sidoqoftë nismat e qeverisë për të lehtësuar biznesin e vogël duket se janë një shtrije dorë për të bërë një aleancë kundër evazionit fiskal. Për Edi Ramën, punë-krijuesit që në masë është biznesi i vogël, duhet të ruhet “si drita e syrit” me të vetmin kusht që të bashkëpunojnë kundër evazionit që sipas tij, bëhet nga ndërmarrjet e mëdha në vend.
“Je thjesht dhe vetëm në pozicionin ku respektohesh për punën që krijon për veten dhe të tjerët, dhe aleat i shtetit për të mbajtur të gjithë llogoren e kontrollit mbi biznesi n e madh që biznesin e vogël e përdor për evazion,” – tha Kryeministri duke iu drejtuar sipërmarrjeve të vogla.
Heqja e tatim fitimit dhe TVSH-së, praktikisht e çliron biznesin e vogël nga të gjitha taksat kombëtare dhe paratë për këtë nismë erdhën nga një Eurobond që sipas qeverisë ishte I suksesshëm. Ministrja e Financave Anila Denaj tregoi edhe termat me të cilat u mor ky borxh.
“Republika e Shqipërisë emetoi me sukses eurobondin prej 650 milionë eurove me maturitet 7-vjeçar kupon 3.5 për qind dhe normë të interesit të tregtimit në 3.625 për qind,” – tregoi ministrja e Financave.
Nga 650 milionë euro që qeveria shqiptare arritë të marrë në tregjet ndërkombëtare, 250 milion do të shkojnë për të paguar detyrimet e një eurobondi tjetër, atij të vitit 2015 pasi është plotësuar afati i maturimit të tij ndërsa pjesa tjetër do të injektohet në ekonominë kombëtare nëpërmjet një plani afat gjatë që ekzekutivi e ka etiketuar si “Shqipëria 2030” i cili do të prezantohet brenda muajt qershor.
Lexoni gjithashtu:
Eurobondi 650 mln euro, Rama: Lajm i mirë, u konfirmuam si vend i besueshëm
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut