Kreu i Sindikatës: Zjarrfikësve në Sazan nuk u është çuar ushqim për 48 orë
Bledar Bajrami, kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve tha në emisionin ‘Sot’ në Euronws Albania se situata në ishullin e Sazanit është shumë serioze dhe për shuarjen e zjarreve duhet patjetër ndërhyrja nga ajri.
Ndryshe nga kreu i Emergjenca Civile Haki Çako, që mohoi të ketë pasur shpërthime municionesh nga zjarret në ishull, Bajrami u shpreh se shpërthime ka pasur edhe pse jo shumë të shpeshta, po gjithsesi vënë në rrezik jetën e njerëzve që punojnë aty për shuarjen e flakëve.
Ai ngriti shqetësimin për kushtet në të cilat po veprojnë 20 zjarrfikësit e ardhur nga Vlora për të shuar zjarret në Sazan të cilëve sipas tij për 48 orë nuk u është çuar ushqim.
Është zjarri 15-20 metra, nëse një njeri pretendon të fikë zjarrin me fshesë, kjo nuk ka çon askund. Duhen helikopterët, po përsëritet situata e vjetshme dhe jemi vetëm në fillim të verës. Duhen helikopterët tanë, nëse ndodh si një vit më parë që u dogj gjithë Ballkani, s’të ndihmon njëri. Duhet ndërhyrje nga ajri, duhet dora e shtetit. Rreziku është shumë i madh, ana psikologjike është e rënduar”, tha kreu i Sindikatës.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta