Serbia lejon tifozët, derbi Partizani-Crvena Zvezda u ndoq nga rreth 25 mijë spektatorë
Pandemia COVID-19 nuk i ka trembur autoritet serbe, të cilat kanë marrë vendimin për t’i zhvilluar ndeshjet e futbollit me praninë e spektatorëve.
Gjysmëfinalja e Kupës së Serbisë mes Partizanit dhe Crvena Zvezdas, e cila përfundoi me rezultatin 1-0 u ndoq nga afro 25 000 tifozë. Kjo ishte sfida e parë me spektatorë që pas ndërprerjes së aktiviteteve sportive në muajin mars.
Rivaliteti i madh i këtyre dy skuadrave u reflektua dhe në shkallët e stadiumit, ku nuk munguan as përplasjet mes dy tifozerive, që menduan të dhurojnë spektakël me mjetet piroteknike. Partizani triumfoi falë golit të Natchos.
Serbia numëron më shumë se 12 mijë të infektuar nga COVID-19 dhe mbi 250 viktima, megjithatë frika nuk ekzistonte tek të pranishmit në stadiumin e Partizanit, ku nuk mungoi as festa mes lojtarëve dhe tifozëve në përfundim të takimit, pas kalimit në finalen e Kupës. Partizani do të ndeshet me skuadrën e Cukarickit.
Lexoni gjithashtu:
Përballja Fury-Joshua, dy kampionët britanikë ndeshen vitin tjetër
Federer humbet sezonin, lëndimi i gjurit bëhet pengesë për zviceranin
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në