Vrasja e Jan Prengës, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Bexhdilin

7 Qershor 2022 | 11:48

Prokuroria e Posaçme kërkon burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen të Jan Prengës, janarin e vitit 2020.

Për të bashkëpandehurin e tij, Olsi Turja, i akuzuar për “pengim të zbulimit të të vërtetës” u kërkua një dënim me 3 vite burg.

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit 2020 pranë banesës së tij, në rrugën ‘London’ në Kamëz.

Disa persona e dhunuan dhe e futën me forcë në një automjet, ndërsa 11 ditë hetime intensive e çuan policinë në një resorti në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.

Për pengmarrjen uniformat blu arrestuan 4 persona: Olsi Turja dhe Bajram, Elton e Leonard Hajri të gjithë nga Shijaku.

Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë të mbërritur nga Ekuadori në portin britanik Portsmouth.

Ka dyshime se Festim Bexhdili di vendin ku mund të jetë groposur Jan Prenga.

“I pandehuri nuk ka treguar të vërtetën dhe as vendin ku është fshehur trupi i viktimës dhe nuk e tregon as sot”, është shpsehur prokurorja Elida Kaçkini.

Ajo ka sqaruar se Bixhdili nuk ka pranuar të bashkëpunojë,  por nga pamjet filmike dhe antenat celulare është vërtetuar se ai ka shkuar në kompleksin “Golden” disa minuta pasi është dërguar i rrëmbyeri dhe është marrë me pastrimin e vendit.

Sipas prokuroes, të nesërmen Bexhdili është larguar me një furgon dhe shihet që është me kazmë e lopatë.

Për gjetjen e kufomës së tij janë kryer disa herë kërkime nga Policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026