“Destinacioni Pëllumbas”: Eksplorojmë të fshehtat e fshatit vetëm 20 minuta larg Tiranës

11 Qershor 2020 | 16:34

Është momenti të zbulojmë Shqipërinë! Dhe në këtë rrugëtim Euronews Albania do të jetë udhërrëfyesi juaj me “Destinacion”. Nisim këtë të enjte eksplorimin e Pëllumbasit, këtij fshati të vogël, por me një histori të lashtë, përmes emisionit më të ri që i shtohet programacionit tonë.  

Nuk e kemi zgjedhur rastësisht këtë destinacion. Duam t’iu tregojmë se shumë pranë Tiranës ka bukuri natyrore që ofrojnë mundësi të panumërta, për t’i vizituar e mësuar mbi historitë e tyre. Pëllumbasi, ky fshat i vogël është vetëm 20 minuta larg kryeqytetit. I shtrirë në luginë dhe i rrethuar nga kodra të larta, pamja që ai të ofron është fantastike.

Fshati ka rreth 100 shtëpi me familje autoktone, madje shumica e banorëve të tij e kanë mbiemrin Duqi. Pëllumbasi ofron dy atraksione kryesore, shpellën 20 mijë vjeçare dhe kanionin e Skoranës, ku mund të bëhet plazh.

Për të shkuar te shpella e Pëllumbasit duhen rreth 60 minuta. Terreni është malor dhe mund të cilësohet një sfidë e këndshme për ata që nuk i kanë të mira marrëdhëniet me aktivitetet sportive. Por, para se të ngjiteni në shpellë, duhet të pajiseni me disa mjete të cilat do t’ju ndihmojnë që ta shijoni këtë bukuri natyrore.

Një prej tyre është për shembull kokorja, e domosdoshme për vizitën brenda në shpellë.

Shpella që njihet edhe me emrin “Shpella e Zezë”, ka disa dhoma dhe cilësohet si gjashtë nga shpellat karstike më të bukura në Evropë. Ajo ka qenë pjesë edhe e gërmimeve arkeologjike.

Në muzeun e Institutit të Arkeologjisë, gjenden fosilet e një ariu, i gjetur në shpellën e Pëllumbasit, specie që është zhdukur 20 mijë vjet më parë.

“Destinacion” do të jetë një guidë e vërtetë në të gjitha aspektet. Ne do iu tregojmë jo vetëm vendet më të bukura për të vizituar, por edhe shumë detaje të tjera, që nga historitë e vjetra të tyre, tek të dhënat gjeografike, e deri tek vendet ku mund të shijoni kulinarinë e zonës dhe prodhimet ‘bio’.

Takimi për destinacionet tuaja, është çdo të enjte në orën 18.30, në Euronews Albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme

Rreth 1,500 persona janë liruar në Siri sipas një dekreti për amnisti të përgjithshme, tha Mazhar al-Wais, ministër i drejtësisë në qeverinë kalimtare të vendit....
15:50 | 22/02/2026

Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!

Në Korçë është zhvilluar Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira. Për 3 ditë me radhë, në garën e zhvilluar në fushën e aviacionit sportiv në...
19:33 | 22/12/2024

Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën

Pushimet zyrtare për festat e 28-29 Nëntorit, shqiptarët kanë vendosur ti festojë jashtë trojeve shqipfolëse. Shumë familje kanë zgjedhur që katër ditët që kanë pushim,...
15:46 | 29/11/2024