Beteja në Severodonetsk do vendosë fatin e rajonit të Donbasit, thotë Zelenski

9 Qershor 2022 | 07:13

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se në qytetin e Severodonetsk po zhvillohet një betejë e ashpër kundër forcave ruse.

Sipas tij, fati i rajonit të Donbasit do të vendoset nga lufta që po zhvillohet në qytetin lindor, shkruan CNN.

“Kjo është një betejë shumë e ashpër, shumë e vështirë. Ndoshta një nga më të vështirat gjatë gjithë kësaj lufte. Në shumë mënyra, fati i Donbasit tonë po vendoset atje”, u shpreh presidenti.

Qyteti i afërt me Severodonetsk, Lysychansk është gjithashtu një objektiv i drejtpërdrejtë për artilerinë ruse.

I ndodhur më lart se Severodonetsk, kontrolli atje i jep ushtrisë dominim të të gjithë zonës. Por, pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme, disa vendas ende refuzojnë të largohen.

 “Ne punojmë gjithë jetën që të kemi një çati mbi kokë, prandaj ne nuk duam të shkojmë diku ku nuk do ta kemi çatinë tonë. Ka shumë njerëz në qytetin tonë që nuk u larguan, sepse ata punuan gjithë jetën për banesën e tyre”, theksoi një banor i Lysychansk.

Bombardime të reja ka patur edhe në rajonin verior të Kharkiv të Ukrainës. Pesë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Sulmet dëmtuan shtëpi dhe një supermarket.

Ushtria ruse tha se kishte përdorur raketa me precizion të lartë për të goditur një fabrikë riparimi të blindave pranë qytetit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026