Publikohen dëshmitë kundër Trump, orkestroi trazirat në Kongres më 6 janar 2021
Nisën një ditë më parë seancat dëgjimore për sulmin i cili tronditi Kongresin amerikan më 6 janar 2021 ku një grup protestuesish u përpoqën të ndalonin certifikimin e fitores së presidentit Joe Biden.
Ish presidenti Trump akuzohet se ishte ai që orkestroi trazirat.
Komiteti ka kryer më shumë se 1 mijë intervista me njerëz të lidhur me sulmin dhe ka mbledhur më shumë se 140 mijë dokumente.
Ata do t’i përdorin si prova gjatë gjashtë seancave dëgjimore këtë muaj për të treguar se si sulmi u koordinua nga disa prej protestuesve që depërtuan në Kapitol .
Edhe anëtarët e administratës së tij, përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm Bill Barr – hodhën poshtë pretendimet e Trump për mashtrim zgjedhor në humbjen e tij ndaj demokratit Joe Biden .
Seanca filloi me video dëshminë e Barr-it, duke i quajtur pretendimet për mashtrim si “dëshpërim”, një argument që kishte bindur edhe vajzën e Trump.
“Unë e respektoj Prokurorin e Përgjithshëm Barr. Kështu që e pranova atë që ai po thoshte,” tha Ivanka Trump në dëshminë e filmuar.
Paneli tregoi dëshmi të regjistruara në video nga zyrtarë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë shefin e kabinetit të zv. presidentit të atëhershëm, Mike Pence. Ish-presidenti Trump ka lënë të kuptohet publikisht se do të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Ai vazhdon të këmbëngul se zgjedhjet e fundit ishin manipuluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët