Qëlloi me armë ndaj Policisë, si ndodhi ngjarja në Durrës ku u plagos efektivi
Efektivi i policisë që u përplas mbrëmjen e djeshme nga një makinë “Range Rover” në Durrës, ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore.
Gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi raporton se efektivi ndodhet në spitalin e Durrësit, në pacionin e kirurgjisë.
Gazetarja sqaroi se Hysen Pici, shoferi i “Range Rover” përplasi efektivin bashkë me një koleg të tij, pasi po ecte në sens të kundërt lëvizjeje.
Më pas, Pici qëlloi me armë zjarri dhe u largua nga mjeti i tij. Në këto momente edhe efektivët e policisë qëlluan me armë, në tentativë për ta ndaluar.
Pici mundi të largohet, duke vrapuar në rrugicat e lagjeve, por u arrestua pak minuta më vonë. Atij i është sekuestruar edhe pistoleta që kishte. Mësohet Pici ka qenë në gjendje të dehur.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta